​Emery kundër ish-skuadrës së tij, Villarreal e pret në shtëpi Arsenalin

- in Sport

Tre herë fituesi i Ligës së Evropës, trajneri Unai Emery do të përballet sot me ish-skuadrën e tij, ku në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së këtij kompeticioni, Villarreali pret në shtëpi skuadrën e Arsenalit.

Për tu kualifikuar në gjysmëfinale, Villarreali mposhti me rezultat të përgjithshëm 3:1 skuadrën e Dinamo Zagrebit, kurse “Topçinjtë” eliminuan Slavia Pragën, ku brenda 180’ minutave, rezultati ishte 5:1, përcjell KosovaPress.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Villarreali ka tre fitore dhe tre humbje, ndërsa Arsenali ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Të dy skuadra thuajse janë të kompletuara, ku vetëm mesfushori i Villarrealit Vincente Iborra pritet të mungoj në këtë ndeshje.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Villarreal (4-4-2): Asenjo; Foyth, Albiol, Torres, Estupinan; Chukwueze, Parejo, Capoue, Trigueros; Moreno, Alcacer

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Chambers, Holding, Gabriel, Xhaka; Partey, Ceballos; Saka, Odegaard, Pepe; Lacazette

21:00 Villarreal – Arsenal (Stadiumi La Ceramica)/KP