​Eksperimenti COVID në Amsterdam – performanca e parë live brenda vitit

- in Rajoni dhe Bota

Adhuruesve të muzikës në Amsterdam iu dha mundësia të pushonin nga ndalimi i tubimeve për shkak të COVID-19 dhe të merrnin pjesë në performancën e tyre të parë live brenda vitit.

Në të njëjtën kohë, ata ranë dakord të ishin në një eksperiment shkencor. Përkatësisht, 1.300 njerëz u lanë të lirë në kushte të kontrolluara rreptë për performancën e DJ holandezë në sallën më të madhe të muzikës “Ziggo Dome”, e cila mund të pranojë 17.000 vizitorë.

Të gjithë duhej të posedonin PCR negativë para se të hynin në performancë dhe u ndanë në gjashtë grupe me kufizime të ndryshme në lidhje me mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Të gjithë do të ri-testohen brenda pesë ditësh dhe eksperimenti duhet të tregojë nëse është e mundur të organizohen ngjarje publike në një mënyrë të sigurt.

Ndryshe, Holanda zbuti masat javën e kaluar, dhe restorantet dhe baret nuk janë duke punuar që nga mesi i tetorit, ndërsa shtetasve u është ndaluar të dalin pas orës 21:00 për gjashtë javë./KosovaPress