Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e PZAP-së për rinumërimin edhe të disa kutive që u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale që janë mbajtur më 17 tetor të këtij viti.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar ankesat e një numri të caktuar të kandidatëve për Kuvende Komunale në qytete të ndryshme në Kosovë.
“KQZ me datën 9 dhe 10 nëntor ka pranuar disa vendime të tjera nga PZAP. Në bazë të këtyre vendimeve kërkohet nga KQZ që të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve në një numër të caktuar të vendvotimeve. Numri i vendvotimeve të rregullta që do të rinumërohen është rreth 155 vendvotime të rregullta që u takojnë komunave të ndryshme, PZAP ka vendosur edhe për rinumërimin e 10 kutive të votave me postë. Rekomandohet që të bëhet rinumërim i plotë i këtyre”, tha Burim Ahmetaj, kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së.
Më tej, Ahmetaj foli edhe për numrin e përgjithshëm të vendvotimeve që do të rinumërohen sipas vendimit të PZAP-së.