Pas komunikatës nga Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB), që Joachim Loë do të largohet nga pozita e trajnerit, pas përfundimit të kampionatit EURO 2020, spekulimet se kush do të jetë zëvendësimi i tij nuk kanë të ndalur, dhe emri më i përfolur është trajneri i Liverpool-it Jurgen Klopp.
Por këto spekulime i ndali vet trajneri gjerman, duke thënë që nuk është i lirë dhe se dëshiron ta respektojë kontratën e tij tek Liverpooli.
“Ndoshta duhet ta bëni këtë pyetje ndryshe, ‘nëse jam i lirë për detyrën e trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë gjatë verës’: Jo”, tha Klopp në intervistë për media para ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig.
“Pas verës, jo. Nuk do të jem i lirë për pozitën e trajnerit tek skuadra e Gjermanisë. Kam edhe tre vite që më kanë mbetur tek Liverpooli, apo jo? Kjo është e thjeshtë. Nënshkruan një kontratë dhe duhet të jesh besnikë ndaj asaj kontrate. Kam qenë besnik tek Mainz dhe në Dortmund”, shtoi trajneri gjerman.
Kujtojmë që Klopp ka qenë edhe më parë i lidhur me detyrën e trajnerit tek Kombëtarja e Gjermanisë, por si duket këta të fundit duhet të shikojnë tek ndonjë tjetër opsion që ta zëvendësojnë Joachim Loë./KosovaPress