​Dyshohet për helmim të futbollisteve në ndeshjen mes Partizanit e Bilishtit

- in Shqipëri, Sport

Është ndërprerë ndeshja mes Partizanit e Bilishtit në Kategorinë e Parë të futbollit për femra në Shqipëri, për shkak se dyshohet që disa nga futbollistet janë helmuar nga ushqimi, raporton “Top Channel”.

Ndeshja është ndërprerë ende pa përfunduar pjesa e parë, ku futbollistet e Partizanit janë në epërsi të thellë prej 5:0, përcjell KosovaPress.

Mësohet që gjashtë nga futbollistet kanë pësuar të fikët në fushë, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë transportuar menjëherë në spital.

Dyshohet se futbollistet janë helmuar nga ushqimi, por detaje më të hollësishme do të konfirmohen pas kontrollave të hollësishme mjekësore.

Gjyqtari i ndeshjes, Endi Hyka ka urdhëruar menjëherë ndërprerjen e ndeshjes dhe ka thirrur edhe ambulanca të tjera për të qenë në gatishmëri të kësaj ndodhie të pazakontë./KP