​Dybala kërkon falje

- in Sport

Sulmuesi i Juventusit Paulo Dybala ka kërkuar falje për mos respektimin e rregullave kundër Covid-19, pasi i njëjti kishte marrë pjesë në një aheng së bashku me disa shokë të skuadrës.

Ishte raportuar nga gazeta italiane “La Stampa” se të mërkurën mbrëma policia ishte lajmëruar për të intervenuar në shtëpinë e Weston Mckennie, sepse ishte duke u zhvilluar një parti me më shumë se 20-të persona, përcjell KosovaPress.

Po ashtu edhe mesfushori i Juventusit, Arthur, thuhet se ka marrë pjesë në aheng, kështu që të tre lojtarët janë duke u përballuar me ndëshkime të rënda, ku si mundësi është suspendimi, për arsye të mos respektimit të rregullave kundër pandemisë Covid-19.

Juventus ende nuk ka komentuar mbi këtë lajm, por Dybala në rrjetin e tij social “Instagram”, shfrytëzoi rastin që të konfirmoj që ka qenë prezent, por nuk ka qenë parti.

“E di që në këto kushte të vështira për gjithë botën me Covid-19 do kishte qenë më mirë që të mos gaboja, por e di që kam gabuar që kam qëndruar vonë”, tha Dybala.

“Nuk ishte një parti, por gjithsesi unë e pranoj që kam gabuar dhe kërkoj falje”, shtoi ylli argjentinas.

Juventus ka lajmëruar sot që mbrojtësit Leonardo Bonucci dhe Merih Demiral kanë rezultuar pozitiv me Covid-19./KP