Më 23 nëntor të vitit 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm nga i cili mbetën të shkatërruara shumë shtëpi banimi si dhe pati pasoja të mëdha me humbje në njerëz.
Me këtë rast Shqipëria mori mbështetje morale dhe materiale nga shumë vende të botës dhe në mesin e atyre që dhanë ndihmën e tyre ishin edhe komuniteti i sportit, përcjellë KosovaPress.
Federatat e Futbollit si ajo e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe e Italisë kontribuuan me ofrimin e mjeteve për ndërtimin e disa shtëpive nga themili i tyre.
Sot, për të parë nga afër ecurinë e punimeve, në fshatin Bubq për vizitë ishin Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë Armand Duka, ai i Kosovës Agim Ademi si dhe homologët e tyre nga Maqedonia e Veriut dhe e Italisë/KosovaPress