​Drita mposhtet në Gjilan nga Prishtina, ndizet lufta për titull

- in Sport

Ka përfunduar me fitoren e skuadrës nga kryeqyteti derbi i javës së 30 të Superligës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2-1 në të mirë të bardhekaltërve të cilët morën tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit, përcjell KosovaPress.

Drita kaloi në epërsi në minutën e 21’ me golin e Haxhimusas ndërsa Krasniqi barazoi shifrat në minutën e 37’ dhe më këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë Prishtina e kërkoi më shumë fitoren dhe e arriti këtë pasi realizoi golin e përmbysjes në minutën e 71’ kur realizoi Krasniqi.

Pas kësaj ndeshje, Drita mbetet liderë e tabelës me 64 pikë kurse Prishtina është në vendin e dytë me 63 pikë./KP