​Dramë në “Anfield Road”, Newcastle siguron barazim kundër Liverpoolit

- in Sport

Mysafirët ishin shumë pranë fitores, por me asistencën e VAR-it i anulohet një gol.

Kampioni aktual i Premier Ligës, Liverpooli ka vazhduar me rezultate jopozitive, ku ka barazuar 1:1 me skuadrën e Newcastle, përcjell KosovaPress.

Fillimisht ishte sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, ai i cili zhbllokoi rezultatin, ku në minutën e 4’ shënon për 1:0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. “Të Kuqtë” vazhduan me presion edhe në pjesën e dytë, por nuk mjaftoi që ta ndalonte Newcastle të shënoi golin e barazimit.

Në kohën shtesë, pak para fundit të ndeshjes, Newcastle arriti që të shënoi dy gola, por me asistencën e VAR-it në minutën e 90+2’, goli i Wilson u anulua.

Kur edhe shihej se ndeshja do të mbaronte me fitore të Liverpoolit, ishte sulmuesi 20 vjeçar, Joe Willock, ai i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 90+5’ shtesë.

Fitorja ishte tejet e rëndësishme për Liverpoolin në garën për Top 4, por tani me vetëm një pikë të arkëtuar, “Të Kuqtë” pozicionohen në vendin e gjashtë me 54 pikë, një më pak se West Ham në pozitën e pestë, dhe Chelsea në pozitën e katërt.

Liverpool 1 – 1 Newcastle United /KP