​“Djajtë e Kuq” ende në kontakt me Sanchon

- in Sport

Gjiganti anglez po e monitoron situatën e yllit anglez.

Manchester United vazhdon të mbetet në kontakt me sulmuesin anësor të Borussia Dortmundit Jadon Sancho, dhe thuhet se krerët e tyre ende janë në bisedime me agjentët e yllit anglez, raporton “90min”.

“Djajtë e Kuq” dështuan që ta transferonin Sanchon në verën e vitit 2020, por tani spekulohet që do të provojnë përsëri pas 12 muajsh që ta transferojnë atë në “Old Trafford”, përcjell KosovaPress.

United ka kohë që ka shprehur interesim serioz në shërbimet e 21 vjeçarit, i cili këtë sezon në 23 paraqitje në Bundesligën gjermane ka regjistruar gjashtë gola dhe 11 asistime. /KP