Xhudistja kosovare ka kaluar në raundin e tretë, pas fitores kundër Francesca Giordas.
Në kuadër të kategorisë deri në 48 kilogramë, Distria Krasniqi ka mposhtur në raundin e dytë xhudisten italiane Francesca Giorda, përcjell KosovaPress.
Krasniqi vazhdon ëndrrën për të siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Lisbonës në Portugali, ku në raundin e tretë do të përballet me izraeliten Shira Rishony./KP