​Dinamo e Zagrebit – Tottenham shkon në vazhdime, këto janë rezultatet tjera në Ligën e Evropës

- in Lajme

Kanë përfunduar tre nga katër ndeshjet të cilat u zhvilluan nga ora 18:55 në Ligën e Evropës, ku Dinamo Zagreb arriti të përmbys deficitin prej dy golash kundër Tottenham, kështu duke e dërguar ndeshjen drejt vazhdimeve.

Granada pavarësisht humbjes 2:1 nga Molde arriti të kualifikohej tutje dhe skuadra italiane AS Roma regjistroi sot fitore 1:2 kundër Shahktar Donetsk, duke kaluar tutje për në çerekfinale, përcjell KosovaPress.

Fokusi tani është tek skuadra e Jose Mourinhos, e cila pas 90’ minutave lojë, është në disavantazh prej dy golave. Të dy golat i realizoi Orsic, fillimisht në minutën e 62’ dhe më pas në minutën e 83’.

Rezultatet e tre ndeshjeve të përfunduara i gjeni më poshtë.

Arsenal 0 – 1 Olympiacos

Molde 2 – 1 Granada CF

Shakhtar Donetsk 1 – 2 AS Roma  /KP