Më në fund bie goli në derbin mes Manchester United e Milan, ku “Djajtë e Kuq” janë tani në epërsi pas golit të Amad Diallos.
Diallo, i sapo inkuadruar në lojë, ku Solskjaer e zëvendësoi me Martial, shënoi gol në minutën e 50’, pas një asistimi të bukur nga mesfushori Bruno Fernandes, përcjell KosovaPress.
Momentalisht rezultati është 1:0, në të mirë të gjigantit anglez./KosovaPress