Barcelona nuk e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë dështimin e Atletico Madridit që pësoi disfatë nga Levante pasi ka barazuar me Cadizin me rezultat 1-1 në ndeshjen e cila u zhvillua të dielën.
Ishin dy penallti ato që e vendosën fatin e ë tij takimi, përcjell KosovaPress.
Skuadra e Ronald Koeman e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 kur Lionel Messi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 32’.
Kur po mendohej se Barcelona do t’i arkëtonte tre pikë të reja, në minutën e 89’ akordohet penallti për Cadizin të cilën e ktheu në gol Fernandez.
Pas kësaj ndeshje, Barcelona mbetet në vendin e tretë me 47 pikë, pesë më pak se Real Madridi në vendin e dytë dhe tetë më pak se Atletico Madridi në vendin e parë./KosovaPress