​Deputetët takojnë përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës

- in Lajme

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës.

Ky bashkëbisedim informues u mirëprit nga deputetët, veçmas nga deputetja, Vasfije Krasniqi.

Roli i këtyre shoqatave u vlerësua nga deputetët.

Ndërsa, me fillimin e diskutimit më të detajshëm, mediet u larguan nga salla./KP