​Delegatët e LDK-së fillojnë të hynë në sallën ku do të mbahet Kuvendi

- in Lajme

Delegatë të shumtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen për ta zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

Mbi 300 delegatë nga 38 degë të LDK-së pritet të vendosin se kush do të udhëheq me partinë në dy vitet e ardhshme.

Ky Kuvend i jashtëzakonshëm erdhi si pasojë e e rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e të parit të partisë./KosovaPress