​Del në kafe i infektuari me Covid-19

- in Lajme

Gjatë kontrollit të lokaleve lidhur me zbatimin e urdhrit operativ gatishmëria dhe reagimi për Covid-19, patrulla policore ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte pozitiv me Koronavirus, të cilit iu ishte caktuar masa vetë izolimit.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në veri të Mitrovicës dhe po hetohet lidhur me përhapjen e sëmundjeve infektive./KosovaPress