​Danezi Kehlet do ta drejtojë ndeshjen Spanjë – Kosovë

- in Sport

Danezi Jakob Kehlet është emëruar të drejtojë këtë të Mërkurë ndeshjen Spanjë-Kosovë, që korrespondon me fazën kualifikuese për Kupën e Botës Katar 2022, e cila do të luhet në stadiumin “La Cartuja” në Sevilje.

Kehlet, 40 vjeçar dhe gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2011, do të ndihmohet në krahë nga bashkatdhetari i tij Lars Hummelgaard dhe Heine Sorensen dhe gjyqtari i katërt do të jetë Jens Maae, përcjellë KosovaPress.

Në Mars të vitit 2018 ai udhëhoqi fitoren e Atlético Madridit kundër Lokomotivo Moscës dhe në një nivel të seniorëve ai kurrë nuk e ka udhëhequr një ndeshje të Spanjës edhe pse ai bëri me skuadrën U21 në fitoren e Spanjës në Bosnjë (1-6) në nëntor 2013./KP