​Çitaku uron Osmanin: Është momenti i fundit që të eliminojmë polarizimet e rrezikshme

- in Lajme

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka uruar Vjosa Osmanin për presidente.

Çitaku derisa uron Osmanin për zgjedhjen e saj presidente, shton se “Si demokraci e re, fakti që për herë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi”.

Ajo shkruan edhe se është momenti i fundit qetë eliminojmë polarizimet e rrezikshme dhe urrejtjen patologjike e cila tash e shumë vite dominon në skenën politike.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi zonjën Vjosa Osmani Sadriu Presidente të Republikës. Si qytetare e Kosovës, i uroj Presidentes së posazgjedhur Znj. Vjosa Osmani sukses dhe mbarësi! Si demokraci e re, fakti që për herë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi. E tash, Kosova ka para vetes shumë sfida të cilat kërkojnë konsensus, bashkërendim dhe maturi. Është momenti i fundit që të eliminojmë polarizimet e rrezikshme dhe urrejtjen patologjike e cila tash e shumë vite dominon në skenën tonë politike! Ju priftë e mbara! P.S. portale të dashura, nuk po i vardisem askujt 😄 as nuk po aderoj askund”, ka shkruar Çitaku. /KP