Dokumentet për aplikime të punës kërkojnë aftësi të ndryshme. Në shumë punë kërkohen aftësi fizike ose dixhitale, këto shpesh emërtohen edhe si “aftësi teknike”. Ato mund të jenë të ndryshme varësisht nga punët dhe industritë e synuara. Të njohura gjithashtu edhe si aftësitë e forta, sot kërkohen nga punonjësit që të kenë njohuri rreth tyre edhe nëse bëjnë punë të tjera, që nuk lidhen drejtpërdrejt me teknologjinë.
Pse janë të rëndësishme aftësitë teknike?
Aftësitë teknike janë të rëndësishme sepse në kohët e sotme kërkohen në pothuajse të gjitha llojet e punëve dhe profesioneve, Kështu që nëse i keni edhe këto aftësi përveç atyre që kërkohen patjetër në pozitën për të cilën po aplikoni, do të jeni kandidati më i preferuar.
Llojet e aftësive teknike të cilat mund t’i përfshini varen nga puna në të cilën po aplikoni. Gjithsesi janë një numër aftësish të cilat janë të përdorshme në industri të ndryshme. Më poshtë janë disa të cilat mund t’i shihni të radhitura në postimet e punës.
Programimi: Përveç inxhinierëve të softuerit, sot ka shumë punë që kërkojnë njohuri programimi. Nëse jeni duke kërkuar një punë si shkrimtar, për shembull, mund t’ju kërkohet të keni disa njohuri themelore të HTML.
Aplikacione softuerike: Shumë industri përdorin softuer të zakonshëm ose të specializuar për ato. Këta janë softuerë të dizajnuar për të ndihmuar që puna të kryhet më shpejt dhe më mirë. Shumica e tyre përfshijnë programe për përpunime të tekstit ose softuerë për prezantime. Nëse këto programe kërkohen në përshkrimin e punës për të cilën jeni të interesuar, duhet t’i përfshini ato në CV.
Aftësitë e industrive të veçanta: Meqenëse këto aftësi ndryshojnë nga industritë, është e rëndësishme të hulumtoni ato në industrinë në të cilën jeni dukë menduar të punoni. Këtë mund ta bëni duke i shikuar aplikimet e punës nga punëdhënësit e industrisë së njëjtë, pastaj të merrni shënime në lidhje më ato aftësi të cilat i kërkojnë. Më poshtë janë disa shembuj se çfarë aftësish mund të kërkohen në pozita të ndryshme.
Shërbime të ushqimeve: point-of-sale (POS) software.
Arkitekturë dhe inxhinieri: CAD software
Dërgesa dhe transport: Logistics management software
Gazetari dhe shkirm: Content Management Systems
Kontabilitet dhe financa: Bookkeeping software
Aftësitë teknike në CV
CV-ja juaj duhet të përfshijë një pjesë të aftësive, që nxjerr në pah aftësitë tuaja më të vlefshme teknike që lidhen me pozitën. CV-ja juaj duhet të përmbajë 10-30 aftësi, me një kombinim të aftësive të buta dhe të forta. Mundohuni të keni llogarinë e aftësive tuaja teknike për të paktën gjysmën e seksionit të aftësive!
Ndërsa mund të keni disa aftësi të ndryshme, përqendrohuni në aftësitë teknike që punëdhënësi po kërkon e të cilat ju bëjnë një kandidat konkurrues!
Aftësitë teknike në letrën motivuese
Në letrën tuaj të motivimit mund të dëshironi të përmendni disa nga aftësitë tuaja më të vlefshme. Por mbani në mend se letra motivuese duhet të jetë e përqendruar, e shkurtër dhe të shmangë vetë-promovimin. Letra juaj e motivimit duhet t’i japë punëdhënësit një hyrje të fortë se kush jeni, por gjithashtu edhe për atë që dini për kompaninë, vlerat e saj dhe mënyrën se si mund të jeni një përshtatje e mirë për vizionin e kompanisë.
Disa aftësi të tjera që kërkohen zakonisht në përshkrimet e punës
Project management:
Budget planning Risk management Project planning Task management
Product management:
SCRUM methodology Agile methodology Product roadmaps User experience design Programming skills Product lifecycle management QA testing Requirements gathering
Softëare development:
Coding Debugging Implementation Testing Design Configuration Applications IOS/Android Languages Security Algorithms Modeling Documentation
Design:
Adobe creative apps HTML Interactive media Wireframing UX research Prototyping Color theory Responsive design Photoshop Sketch User modeling
Marketing:
Search Engine Optimization (SEO) Digital media Social media platforms (Twitter, Facebook, Instagram) Automated marketing softëare Content Management Systems (CMS) Copywriting Content creation Google Analytics Marketing analytics tools/KP