Skuadra e Chelseat do të kërkojë të kalojë në vendin e tretë në Premierligë duke e mposhtur Brightonin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32 të kampionatit anglez.
Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe “Blutë’ e Londrës që momentalisht janë në vendin e pestë me 54 pikë kërkon tri pikë të reja nga ky ballafaqim, përcjell KosovaPress.
Këto janë formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa, Zouma, Christensen, Rufiger, James, Jorginho, Mount, Alonso, Ziyech, Havertz, Pulisic
Brighton: Sanchez, White, Webster, Dunk, Bissouma, Allister, Trossard, Gross, Welbeck, Burn, Veltman/KP