“Blutë” e Londrës rikthehen përsëri në vendin e katërt.
Skuadra londineze Chelsea ka mposhtur Crystal Palacen si mysafir me rezultat të thellë 4:1, përcjell KosovaPress.
“Blutë” e filluan në mënyrën më të mirë këtë ndeshje, ku në minutën e 8’ Havertz shënoi për 1:0. Skuadra e Tuchel nuk e ndali hovin, pasi që Havertz asiston për Pulisic, i cili shënon për 2:0. Chelsea vazhdimisht ishte në sulm dhe në minutën e 30’, mbrojtësi Kurt Zouma shënon për 3:0.
Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, 3:0 në favor të gjigantit londinez.
Pjesën e dytë, Crystal Palace e gjeti golin përmes sulmuesit belg Christian Benteke, i cili shënoi në minutën e 63’ për 3:1.
Ndeshja vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e 78’, ku me golin e tij të dytë personal në ndeshje, ndryshon shifrat për 4:1 në favor të Chelseat.
Tre pikët e sotme, e ngjitin Chelsean në pozitën e katërt me 54 pikë, dy më shumë se Liverpooli që zë vendin e pestë, dhe dy më pak se Leicester në pozitën e tretë/KP