​Chelsea po bën gati një ofertë për Gimenez

- in Sport

“Blutë” kanë kohë që janë lidhur me një transferim të yllit të Atleticos.

Skuadra londineze Chelsea është duke konsideruar që të transferojë mbrojtësin e Atletico Madrid-it Jose Gimenez, raporton “The Athletic”.

26 vjeçari ka kohë që është lidhur me një transferim tek Chelsea, që nga viti 2016, ku edhe sezonin e kaluar ishte pjesë e spekulimeve të shumta, rreth kalimit në “Stamford Bridge”, përcjell KosovaPress.

Këtë sezon, Gimenez ka pasur probleme me lëndime në muskuj të këmbës, ku ka arritur të bëjë vetëm 12-të paraqitje në La Liga.

Chelsea si duket ka për qëllim që ta përforcojë repartin e mbrojtjes, ku ka qenë i lidhur me mbrojtësit e Bayern-it David Alaba e Niklas Sule dhe atë të RB Leipzig Ibrahima Konate./KosovaPress