​Chelsea në bisedime të avancuara me yllin e Real Madridit

- in Sport

Chelsea raportohet se është në bisedime të avancuara me yllin e Real Madridit Rafaele Varane.

Qendërmbrojtësi francez duket se ka vendosur që të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe ka shumë skuadra të mëdha të interesuara për shërbimet e tij, përcjell KosovaPress.

Manchester United, Paris-Saint-Germain dhe Juventusi kishin shprehur interesim prej shumë kohësh për kartonin e tij, por tani mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se Chelsea ka hyrë seriozisht në këtë garë dhe madje është në bisedime më të avancuara me agjentin e lojtarit duke parakaluar kështu rivalët tjerë në këtë tretativë./KP