​Chelsea merr vetëm një pikë nga dueli me Brightonin

- in Sport

Chelsea nuk e ka marrë maksimumin nga ndeshja kundër Brightonit në Premierligë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32 e kampionatit anglez.

“Blutë” e Londrës u ndalën me barazim pa gola në “Stamford Bridge” duke humbur kështu rastin për t’u ngjitur në vendin e tretë në renditjen tabelare, përcjell KosovaPress.

Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm është objektivi i Chelseat për këtë sezon dhe ky rezultat nuk ishte aspak i mirëpritur për trajnerin Tuchel në rrugën drejt kapjes së këtij objektivi.

Pas 32 ndeshjeve, Chelsea ka mbledhur 55 pikë dhe renditet në vendin e katër, kurse Brightoni është në vendin e 16 me 34 pikë të mbledhura./KP