Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell e ka uruar kryeministrin Albin Kurtin për marrjen e detyrës.
Me anë të një postimi në Twiter, Borrell, ia ka përmendur Kurtit procesin e dialogut.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, ka thënë se për rrugën evropiane të Kosovës, dialogu ka një rëndësi kruciale.
Postimi i plotë:
Urime Kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti. Presim të punojmë së bashku për ta sjellë Dialogun Beograd-Prishtinë në një mbyllje të suksesshme. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane. BE mbështet plotësisht axhendën e reformave dhe trajtimin e # COVID19./KP