Me rastin e 50 vjetorit të Kongresit të Parë Botëror të Romëve u organizua një takim ku morën pjesë aktivistë të këtij komuniteti. I pranishëm në këtë takim ishte edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi i cili tha se qeveria e re e Kosovës tashmë ka dhënë sinjalet e saj karshi zgjidhjes së problemeve të komuniteteve në vend.
Ai tha se problemet janë të mëdha por vullneti ka pasur pak për t’u marr me telashet që kalojnë çdo ditë pakicat.
Bislimi tha se kjo qeveri iu ka dhënë mjaftë shumë hapësirë komuniteteve që jetojnë në Kosovës duke emëruar ministra, zëvendëskryeministra dhe deputetë nga radhët e tyre.
Bislimi: Kemi dhënë sinjale si qeveri se do punojmë në zgjedhjen e problemeve të komuniteteve
“Kemi ende shumë probleme të pazgjedhura problem më i madh është se i dimë ato probleme por kemi pasur shumë pak vullnet me i zgjedh, kur po them ne por iu përfshij edhe juve nuk është që njëra palë ka dështuar është dështim kolektiv i shoqërisë metoda më e mirë cila është me i zgjedh këto e dini më mirë se unë sepse ju ballafaqoheni në baza ditore me ato probleme….. Mendoj se tash jemi duke dhënë sinjale se sa seriozisht jemi duke u marr me problemet e komunitete dhe po ashtu jemi duke dhënë sinjale dhe për të rinjtë se çfarë hapësira uron shoqëria për ata të cilët vendosin me ndjek edukimin formal dhe tutje”, tha ai.
Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se përmes Kuvendit të Kosovës do mund të krijohen mundësi për rritje të vetëdijes që të njihen komunitete më shumë njëra me tjetrën.
Ajo kërkoi që përmes peticioneve komunitetet më shumë t’i adresoj problemet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Bogujevci: Ta njohim më mirë njëri-tjetrin
“Duhet të ndryshojmë shumë gjëra edhe brenda institucioneve tona e një ndër to është edhe përmes pjesës së arsimit dhe të ngritet vetëdija rreth komuniteteve që i kemi në vend. Besomini ndoshta edhe ju e dini por po flas nga komunitet shqiptar ka pak njohuri edhe pse kemi jetuar me shekuj bashkë në këtë vend. Kjo duhet të ndryshojë dhe kjo hap dyer mandej për atë se si mund të vazhdojnë gjërat përpara…Është një lloj thirrje për juve që me mund me bashkëpunua dhe me ngritë këtë vetëdije për ta njohur njëri-tjetrin më mirë dhe Kuvendi mendoj që mund të kontribuojë më shumë në këtë drejtim”, theksoi ajo.
Ndërsa, Gazmend Qyqalla nga Fushë-Kosova kërkoi të di më shumë për mundësinë e granteve për komunitetet romë, ashkalinj dhe egjiptian. Ndërsa, kërkoi shpjegim se çka do të bëjë qeveria Kurti për rastin e Kujtim Veselit.
Qyqalla: Çka do të bëni për rastin e Kujtim Veseli
“A do ketë grande apo thirrje për grante për organizatat jo qeveritare që i përfaqësojnë komunitetet po flas për ata romë, ashkalinj, egjiptas se zakonisht përfitojnë komunitete tjera e jo këto tri komunitet që kanë nevojë….Besoj që keni dëgjuar për kauzën “Drejtësi për Kujtimin” dhe personi që është vrarë më 11 korrik dhe nuk është bërë ende asgjë, ka qenë nënshkrues i peticionit, Albin Kurti a do ketë një seancë për këtë dhe a do ketë kompensim për familjen në momentin sepse ende nuk është bërë as kompensimi i familjes”, theksoi ai.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës tha se tashmë Kosova udhëhiqet nga një qeveri që do t’i trajtojë të gjitha problemet.
Bogujevci: Qeveria është e hapur për të gjitha problemet
“E kemi një qeveri e cila është më e hapur për t’i trajtuar ë gjitha problemet direkt, por nuk do thotë se nuk duhet të shfrytëzohen edhe deputetët që e kanë për detyrë të bëjnë përfaqësimin e secilit qytetar dhe besoj që ka mundësi dhe hapësirë për tu trajtuar çështje të caktuara”, theksoi ajo. /B.Ibishi/KP