Numri i rasteve të reja me koronavirus ka shënuar rënie në botë me 17 për qind, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve me 10 për qind.
Raporti i OBSH-së thekson se numri i njerëzve të infektuar rishtas në botë është në rënie për të katërtën javë me radhë, raporton Reuters.
Nga 1 deri më 7 shkurt, OBSH regjistroi 3,153,426 infeksione të reja në të gjithë botën, 17 për qind më pak se javën e kaluar dhe 88,369 vdekje, 10 për qind më pak se në shtatë ditët e mëparshme./KosovaPress