Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Biden ndër tjerash në letrën e tij ka shprehur gatishmërinë e tij që të punojë me qeverinë e re.
Ai po ashtu ka ripërmendur edhe çështjen e dialogut me Serbinë, dhe faktin se ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“SHBA mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për ta siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet ndër tjera në letrën e presidentit Joe Biden./KosovaPress