Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi (84) kaloi natën në spital pasi ai u rrëzua natën e kaluar në shtëpinë e tij në Romë, pesë muaj pasi mbijetoi betejën “ferr” me COVID, tha zëdhënësi i tij.
Berlusconi u rrëzua ndërsa ishte në shtëpi në Romë, ku ai erdhi për të mbështetur Mario Draghi si kryeministri i ardhshëm i Italisë, për shkak të krizës politike në Apenine, raporton Daily Mail.
Berlusconi pësoi mavijosje në njërën anë të trupit të tij dhe u dërgua në vendlindjen e tij në Milano, ku u ekzaminua në detaje, dhe këtë mëngjes ai u lirua për në shtëpi, deklaroi zëdhënësi.
Politikani dhe magnati mediatik, i cili dominoi jetën publike të Italisë në vitet 1980, u shtrua në spital në Monako muajin e kaluar për shkak të problemeve me zemër. Ai gjithashtu bëri një operacion në zemër në vitin 2016, dhe mbijetoi kancerin e prostatës.
Ai u shtrua në spital në shtator të vitit të kaluar pasi kontraktoi COVID dhe ai e përshkroi përvojën si “sfidën më të madhe të jetës së tij”./KosovaPress