​Basketbolli në Kosovë edhe për 4 vite në Kujtesa dhe ArtMotion

- in Sport

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me dy partnerët mediatik ArtMotion dhe Kujtesa, për transmetimin e të gjitha ndeshjeve që janë në kuadër të FBK-së.

Që nga dita e nesërme, e deri në fund të sezonit 2023/24, të gjitha përballjet e FBK-së do të transmetohen drejtpërdrejt në shumicën e televizioneve kosovare që janë pjesë e këtyre dy platformave mediatike, përcjell KosovaPress.

FBK po bën përpjekje maksimale që t’i sjell të gjitha përballjet e basketbollit, intervistat dhe pikat kryesore të ndeshjeve me cilësi sa më të lartë dhe profesionale./KosovaPress