​Atalanta-Real Madrid, formacionet e mundshme

- in Sport

Një përballje tejet interesante do të zhvillohet sot në kuadër të fazës së eliminimit, ku Atalanta pret në shtëpi, në stadiumin “Gewiss”, gjigantin spanjoll Real Madrid.

Skuadra e Gian Piero Gasperini arriti të pozicionohet e dyta në Grupin D, vetëm për tu kualifikuar drejt fazës së 1/16-ës, kurse Real Madrid befasisht arriti të kryesoj Grupin B pas një starti jo të mirë, përcjell KosovaPress.

Forma momentale e të dy ekipeve është e mirë, ku në gjashtë xhirot e fundit, Atalanta ka regjistruar tre fitore, dy barazime dhe një humbje, kurse në anën tjetër “Galaktikët” brenda gjashtë ndeshjeve kanë pesë fitore dhe vetëm një humbje.

Gasperini nuk do të ketë probleme me lëndime, ku vetëm mesfushori Hans Hateboer nuk do të arrijë të paraqitet në këtë ndeshje për Atalantan.

Në anën tjetër, Zidane ka probleme me lëndime të shumta, dhe do ta ketë një skuadër të përgjysmuar, ku nuk do të arrijnë të paraqiten Karim Benzema, Eden Hazard, Rodrygo, Sergio Ramos, Marcelo, Eder Militao, Daniel Carvajal dhe Federico Valverde.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Atalanta BC (3-4-1-2): Gollini; Toloi, Djimsiti, Palomino; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Ilicic; Zapata, Muriel

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Varane, Nacho, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Diaz, Vinicius Jr

21:00 Atalanta – Real Madrid (Stadiumi Gewiss)/KosovaPress