​Arsenal – Villarreal, ky është rezultati i pjesës së parë

- in Sport

Asnjëra skuadër nuk e ka gjetur golin deri tani.

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Emirates” mes Arsenalit e Villarrealit, ku rezultati momental është i barabartë 0:0, përcjell KosovaPress.

Arsenali kishte mundësinë që të kalonte në epërsi përmes sulmuesit Aubameyang, por gjuajtja e tij preku vetëm shtyllën, kështu duke lënë çdo gjë të hapur në këtë ndeshje.

Me këtë rezultat momental, skuadra e Villarrealit do të kualifikohet në finale, ku me shumë gjasa do t’i pres gjiganti anglez Manchester United./KP