Në Kosovë mbrëmë kanë arritur edhe 3510 vaksina të Pfizerit.
Këtë lajm për KosovaPress e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
“Divizioni i Komunikimit me Publikun MSh ju konfirmon se MSh ka pranuar mbrëmë kontingjentin e radhës prej 3510 vaksinave të Pfizer, pjese e asistencës se BE per Kosovën ne sigurimin e vaksinave kundër Covid -19”, kanë thënë nga MSh-ja për KosovaPress.
Deri më tani në Kosovë me vaksinën antiCovid janë imunizuar mbi 46 mijë qytetarë.
Kujtojmë se Kosova ende nuk ka arritur të lidhë kontratë me ndonjërën nga kompanitë prodhuese të vaksinave antiCovid-19./KP