Policia e Kosovës ka arrestuar Ali Mehmet Morina nga Dresniku i Klinës, i cili kërkohej për veprat penale hyrje në sistemet kompjuterike, kanosje, lëndim i lehtë trupor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më datë 12.03.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e Morinës dhe falë bashkëpunimit me qytetarë, pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të sigurojë informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe më datë 13.03.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë.
I dyshuari është dërguar në ndalim policor pёr 48 orё./KosovaPress