Një video me pamje jo të mira është duke qarkulluar nëpër internet, ku në të vërehet i gjakosur ish-lojtari i gjigantit italian Inter, Fredy Guarin, raporton gazeta kolumbiane “El Pais”.
Guarin u arrestua sot nga polica kolumbiane, pasi 34 vjeçari raportohet se ka sulmuar të atin e tij dhe disa anëtarë tjerë të familjes, përcjell KosovaPress.
Në një video të publikuar nga “BluRadio Colombia”, Guarin shihet duke u tërhequr nga policia, nga garazha e shtëpisë së prindërve të tij, ku rrobat e tij janë të mbuluara me gjak.
Sipas autoriteve kolumbiane, policia ka konfirmuar se Guarin është arrestuar, dhe i njëjti ka qenë nën ndikimin e substancave narkotike.
Guarin u transferua tek Interi në vitin 2012, ku arriti të bëj 141 paraqitje në San Siro, para se të shitej drejt Shanghai Shenhua në vitin 2016.
Videon e incidentit e gjeni më poshtë.
https://twitter.com/BluRadioCo/status/1377650202312642560 /KP