Të mërkurën, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një qytetare punëtore në poste informoi policinë se një person i dyshuar e ka vjedhur një kuti më të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Në lidhje më këtë rast një qytetar në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, duke vepruar më përgjegjësi qytetare, ndaloi të dyshuarin dhe e informoi policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshimtit dhe policia e pati më të lehtë arrestimin e të dyshimtit.
I dyshimti së bashku më dëshmitarin u dërgua në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit ju gjeten 222 euro, të vjedhura nga arka humanitare.
Policia sekuestroi këtë të holla në cilësinë e dëshmisë materiale. Ndërsa i dyshimti K.P i lindur në vitin 1990 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë.
Për këtë rast u informua Prokurori i Shtetit i cili lëshoi aktvendimi për ndalimin e të dyshimtit. Rasti është duke u hetuar./KP