Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona pasi dyshohet të kenë kryer një grabitje në Vitomiricë të Pejës.
Të dyshuarit me inicialet F.O. (1985), F.R. (1995) dhe O.H. (1999), më 8 janar 2020, rreth orës 01:00, në një pompë të derivateve, nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe një telefon personal.
Ata gjatë grabitjes e kanë goditur personin që ndodhej në zyrën e pompës së derivateve, duke i shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se personi i katërt i dyshuar lidhur me rastin gjendet në arrati.
Pas intervistimit tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë. /KosovaPress