Hetuesit policorë po vazhdojnë Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve.
Siç njofton policia dy nga këto operacione të realizuara nga hetuesit policorë të stacionit qendra, janë finalizuar sot ku janë arrestuar 4 persona.
Personi i parë i arrestuar:
-H .S mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
dyshohet të jetë i përfshirë në dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në rrugën “Ali Kelmendi” dhe “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Ndërsa tre personat e tjerë:
-A.Ch mashkull, 22 vjeç
-A .W mashkull, 27 vjeç
– Ch .M mashkull, 17 vjeç, shtetas të huaj (marokien) dyshohet të jenë të përfshirë në më shumë se tri raste, të cilat kanë ndodhë në periudha e lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Ndaj personave të arrestuar në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet./KP