Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abbott ka uruar Albin Kurti me rastin e zgjedhjes së tij për kryeministër të ri të Kosovës.
“Urime Albin Kurti në zgjedhjen tuaj si kryeministër. Unë pres që të punoj me ju dhe qeverinë tuaj në shumë përparësi të përbashkëta”, ka shkruar Abbott në Twitter.
Albin Kurti ka marrë urime edhe nga ambasada e Italisë dhe ajo e Francës në Prishtinë/KP