​Aksion policor në Prishtinë dhe Ferizaj

- in Lajme

Një aksion policor po ndodh në disa lokacione të Prishtinës dhe në Ferizaj.

Aksioni policor ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë e ky aksion i policisë po zhvillohet me urdhëresë të Gjykatës kompetente.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, tha Kelani. /KP