Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, ku kanë mbetur të lënduar 5 persona.
Hetuesi policor i aksidenteve të trafikut në Komunën e Pejës, Zaj Korxha tha se në një aksident mes Golf 6 dhe KIA, kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe se ka dëme të konsiderueshme materiale.
Korxha: Pesë të lënduar në aksident
Video;
“Kemi marrë informatë për një aksident në fshatin Leshan, ka të bëjë mes dy automjeteve, një Golf 6 dhe një KIA, automjeti ka të bëjë me dëme të konsiderueshme materiale dhe me 5 persona të lënduar”, tha ai
Si pasojë e këtij aksidenti ishte shpejtësia e madhe dhe tejkalimi i veturës Golf 6./KP