Xhudisti nga Kosova Akil Gjakova sot është shpallur kampion i Evropës në xhudo në turneun i cili u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.
Ky trofe ishte i pari për Kosovën në kategorinë e meshkujve, ndërsa një ditë më parë kampione e Evropës nga femrat u shpall Distria Krasniqi, përcjell KosovaPress.
Pas këtij çmimi të madh të fituar, Gjakova ka reaguar në rrjetin social “Facebook” kua ka falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe besimin, por një falënderim të veçantë ai e ka bërë për trajnerin e tij Driton Kuka për kohën që ia ka kushtuar.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe besimin. Faleminderit trajnerit tim Driton Toni Kuka për kohën e kushtuar.”, ka shkruar në “Facebook” kampioni i Evropës Akil Gjakova/KP