​Ahmeti reagon pas sulmit në Prishtinë

- in Lajme

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas rastit të një sulmi ndaj një fëmije në kryeqytet.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rasti ka ndodhur më 24 prill, ditë e shtunë dhe jashtë hapësirave të shkollës “Faik Konica”.

“Vajza e mitur është e moshës nën 6-vjeç dhe nuk është në shkollë ende. Kërkese e jona është që të ruhet privatësia sa më shumë, sepse personat e involvuar janë fëmijë dhe kanë nevojë për ndihmë psikologjike. Megjithatë, shkolla e udhëhequr nga drejtoresha e ka trajtuar me seriozitetin e njëjtë. Janë lajmëruar prindërit, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve, Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Komunitetit. Fëmijës i është ofruar ndihma psikologjike! Po ashtu edhe nxënësi i shkollës i cili për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologet”, ka thënë Ahmeti.

“Për shkak të privatësisë nuk do të deklarohemi më shumë për rastin. Çështja është më shumë për policinë dhe Qendrën për Punë Sociale”, ka shtuar ai.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj rastit, duke thënë se rasti do të trajtohet me prioritet dhe kujdes të veçantë.

Postimi i plotë i kryetari Shpend Ahmeti:

Për rastin e incidentit te shkolla “Faik Konica” të publikuar në portale!

Lajmi është publikuar më 15 maj, por ka ndodhur më 24 prill. Ka qenë e shtunë dhe jashtë hapësirave të shkollës. Vajza e mitur është e moshës nën 6-vjeç dhe nuk është në shkollë ende. Vetëm njëri prej personave të paraqitur është në shkollë.

Megjithatë, shkolla “Faik Konica” e udhëhequr nga drejtoresha e ka trajtuar me seriozitetin e njëjtë. Janë lajmëruar prindërit, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve, Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Komunitetit. Fëmijës i është ofruar ndihma psikologjike! Po ashtu edhe nxënësi i shkollës, i cili për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologet.

Videoja është dërguar anonimisht! Për shkak të privatësisë nuk do të deklarohemi më shumë për rastin. Çështja është më shumë për policinë dhe Qendrën për Punë Sociale. Kërkese e jona është që të ruhet privatësia sa më shumë, sepse personat e involvuar janë fëmijë dhe kanë nevojë për ndihmë psikologjike.

Shkolla dhe drejtoria kanë vepruar profesionalisht dhe shpejtë. Të gjitha veprimet në lidhje me rastin janë ndërmarrë brenda tri ditëve prej pranimit të videos. Pra prej 24-27 Prill! Falënderoj edhe udhëheqjen e shkollës edhe Drejtorinë e Arsimit në krye me Shpresa Shala për reagimin e menjëhershëm./KP