​Afrika e Jugut e zhgënjyer me AstraZeneca pritet të furnizohet me Johnson&Johnson dhe Pfizer

- in Rajoni dhe Bota

Afrika e Jugut ka lënë në pritje për ta marrë ose jo vaksinën e Oxford-AstraZeneca pasi një studim tregoi rezultate “zhgënjyese” kundër variantit të saj të ri Covid.

Shkencëtarët thonë se varianti i ri përbën 90% të rasteve të reja Covid-19 në Afrikën e Jugut.

Studimi, duke përfshirë rreth 2,000 njerëz, zbuloi se vaksina ofronte “mbrojtje minimale” kundër rasteve të reja të Covid-19.

Afrika e Jugut ka marrë 1 milion doza të vaksinave të AstraZeneca dhe ka thënë se do të fillonte të vaksinonte njerëzit javën e ardhshme.

Duke folur në një konferencë shtypi në internet të Dielën, ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut Zweli Mkhize, tha se qeveria e tij do të pret këshilla të mëtejshme se si të procedohet më mirë me vaksinën Oxford-AstraZeneca me të gjetura.

Në ndërkohë, qeveria do të ofrojë vaksina të prodhuara nga Johnson&Johnson dhe Pfizer në javët e ardhshme tha ai./KosovaPress