​Abdixhiku priti në takim ambasadorin Rohde

- in Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka njoftuar sot gjatë një takimi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde rreth zhvillimeve në këtë parti, platformën e tij politike dhe qëndrimet e LDK-së rreth proceseve politike në të cilat po kalon vendi ynë.

Abdixhiku me këtë rast falënderoi diplomatin Rohde për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve. Ndërsa, ambasadori Rohde e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën dhe ofroi mbështetjen e tij në thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve. /KP