Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
Me këtë rast kryetari Abdixhiku e falënderoi ambasadorin Orlando për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë, si dhe e njoftoi për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova. /KP