​Abdixhiku-Grubi: Diaspora shqiptare të regjistrohet në Maqedoninë Veriore

- in Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ftuar gjithë diasporën shqiptare të angazhohet për ta mobilizuar regjistrimin e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë Veriore, Artan Grubi, Abixhiku tha se ky proces është shumë i rëndësishëm për shqiptarët atje derisa shtoi se regjistrimi i popullsisë është një proces edhe politik për të drejtat e shqiptarëve në këtë vend.

Abdixhiku: I bëj thirrje degëve të LDK-së në diasporë të ndihmojnë në këtë drejtim

Video:

“I bëj thirrje të gjitha degëve të LDK-së dhe strukturave që janë në diasporë të ndihmojnë në këtë drejtim në mënyrë që gjitha kapacitet tona partiake të drejtojnë në këtë drejtim”, tha ai.

Krahas kësaj, Grubi e vlerësoi gatishmërinë e LDK-së për mobilizimin e shqiptarëve në diasporë që të regjistrohen në Maqedoninë Veriore.

Grubi: Çdo qytetar yni të regjistrohet

Video

“Kjo gatishmëri na inkurajon në mënyrë që çdo qytetar yni të regjistrohet në veçanti ajo e diasporës. Pasi të drejtat e shqiptarëve varen nga përqindja e përfaqësimit të tyre në regjistrimit të popullsisë. Ky proces për ne është edhe politikë”, tha ai.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi ndodhet për një vizitë në Kosovë gjatë së cilës është takuar me kryetar të subjekteve politike, ndërsa gjatë ditës pritet të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. /E.Zeqiri/KP