​89 vjeçari merr vaksinën antiCOVID-19

- in Shëndetësi

Në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeç.

Personi i parë që e mori vaksinën antiCOVID-19 në Kosovë nga kjo kategori është minatori Maliq Sejdiu 89 vjeçar i cili jeton në Prishtinë.

Pas Sejdiut vaksinën AstraZeneca e mori Abide Hoxha 86 vjeçare, po ashtu banore e Prishtinës./KP