​6 viktima dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

- in Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 3.856 teste të kryera janë regjistruar 29 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 8 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 50 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 155.407 raste, prej të cilëve 148.960 janë shëruar, kurse 5.448 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht janë 999 raste aktive me virusin korona, 395 prej të cilave vetëm në Shkup, ndërsa 109 në Kumanovë./KP